ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 06.11.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani ” Bahri Kera, me nr licence 20 dhe nr libreze 0354, Karton i kuq (motivi – pas përfundimit të ndeshjes  gjatë hyrjes në zhveshtore filloi të ofendon dhe fyen tifozët vendas dhe me ndërhyrjen e policisë situata u qetësua) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Vushtrria” Faruk Statovci (motivi-largim nga bankina fyerje sharje ndaj personave zyrtar të ndeshjes, duke sharë me fjalë më banale ) sipas raportit të personave zyrtar te ndeshjes.
 
3.Ndaj zyrtarit të KF “Drita” Ramadan Bunjaku (motiv – sjellje e pahijshme ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit të katërt pas përfundimit të pjesës së parë në hyrje për në zhveshtore ) sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes
 
4.Ndaj lojtarit të KF “Ferizaj”, Mirsad Idrizi me nr lic 15 dhe nr lib 10722 Karton i kuq (motivi – fyerje dhe sharje në referin kryesor B.Batalli si dhe pas ndëshkimit ka protestuar  për ta lëshuar fushën, në ndeshjen Fushë Kosova – Ferizaj, e zhvilluar në Fushë Kosovë, më datë 04.11.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Ballkani”  Armend Kolgeci (motivi- fyerje sharje dhe sulm fizik ndaj referit kryesor pas përfundimit të  pjesës së parë në ndeshjen KF Ballkani – KF Flamurtari e zhvilluar në Therandë më datë 04.11.2015) sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes.
 
6.Ndaj vëzhguesit të ndeshjes Naser Sinani (motivi – fshehje e fakteve për fyerje sharje dhe sulm fizik ndaj referit kryesor Labinot Fejza në ndeshjen  KF Ballkani – KF Flamurtari në Therandë më datë 04.11.2015) sipas raportit personit  zyrtar të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 i dt.06.11.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti d.v.