Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2019, shqyrtoi procedurat e hapura  nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve shtesë dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;


V E N D I M E

KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të evidentuara  në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI e zhvilluar me  datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir  Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare;  hedhje e gjësendeve në fushë minutat; 52’, 53’, 85’), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit   10 paragrafi  2,  DENOHET; me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15  ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1)

 

TAHIR  BATATINA;  drejtor i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar  e komisionit, për sjellje të gabuara (ushtrim  i presionit në gjyqtarët e takimit me motivacion së janë deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së për të dëmtuar Llapin) në ndeshjen e javës së; XXIII-të të IPKO-SUPERLIGËS së  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI, e zhvilluar me datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Bazuar në Rregulloren disiplinore  neni 40, paragrafi 1, pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 300  euro (treqindtë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15  ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11, paragrafi 1).

 

BESIM  ADEMI; kryetrajner i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina  me numër të ID kartelës; 009861M76 në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për  aktivizimin e lojtarit në lojë i cili  nuk  ka  qenë i shënuar në fillim në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – VLLAZNIA, e zhvilluar me datë 16.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 63, paragrafi 1, pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 100  euro (njëqindtë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm

 

ZENEL   JANOVALI; lojtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga  Prishtina me numër të ID kartelës; 002039M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 9, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për  aktivizim si  lojtar i pa shënuar në fillim  të lojës në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  2 KORRIKU – VLLAZNIA, e zhvilluar me datë 16,03.2019 në Prishtinë, në mungesë të provave; LIROHET; nga procedura  e iniciuar disiplinore dhe së i njëjti ka të drejtë aktivizimi në ndeshjet vijuese  zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

AHMET  TURKU; delegat për vëzhgimin e ndeshjeve, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosrespektimin e Rregullores së Garave neni  52, paragrafi 2, në  ndeshjen  e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – VLLAZNIA, e zhvilluar më datë 16.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 78, paragrafi 1, pika 1; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit të ndeshjeve  në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.  Dënimi të lartshënuarit i skadon me datë; 16.04.2019 .

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa , në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi  datë  29.03.2019, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 29.03.2019
Kryetari,  Dukagjin  Zefi