Komisioni  disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.07.2020, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit  të ndeshjes së javës së; XXIX-të të IPKO SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e sinorëve; SC GJILANI – FC  PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe nga e njëjta duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

FC “ PRISHTINA“cnga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për sjellje  dhe veprime të gabuara  të stafit   të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së  XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  SC GJILANI – FC PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në  Gjilan (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes  stafi  i FC Prishtina  dëmtojnë inventarin  në zhveshtoren  ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 97 dhe 98  të Rregullores  disiplinore  FC Prishtina
I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga FC Prishtina – personi zyrtari i klubit  nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 13.04.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

ARMEND DALLKU; kryetrajner i  FC  PRISHTINA  nga Prishtina me numër të ID kartelës ;  000613M83  në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për tentim  sulmi në gjyqtarin kryesor  të ndeshjes së javës së  XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  SC  GJILANI  – FC  PRISHTINA  e zhvilluar  në stadiumin  e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të takimit  Armend  Dallku  tenton që të sulmoi  gjyqtarin kryesor të ndeshjes   Kreshnik  Vula). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore  kryetrajnerit   të FC  Prishtina nga Prishtina,  Armend Dallku
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  Armend  Dallku lidhur me rastin. Afati datë  13.07.2020  (Rregullorja  disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

VISAR  BEKAJ; lojtar (portier) i FC PRISHTINA  nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së  XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  SC  GJILANI – FC  PRISHTINA  e zhvilluar  në stadiumin e qytetit  në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; ndërhyrje e palejuar  në lojtarin kundërshtar si lojtar  fundor). Bazuar në  nenin 97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore  lojtari; Visar  BEKAJ;
PEZULLOHET  pa të drejtë loje  deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Visar  Bekaj lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 ( Rregullorja  disiplinore neni  32 paragrafi 1).

 

AVNI  DURMISHI; fotoreporter i FC PRISHTINA nga Prishtina  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar asistentit të dytë në ndeshjen e javës së  XXIX-të të Ipko Superligës së  Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve;  SC  GJILANI – FC PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fyen dhe ofendon  asistentin e dytë të takimit  Fatmir  Sekiraqa). Bazuar në nenin  97 dhe 98  të Rregullores  disiplinore Avni  Durmishit
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë disiplinore Avni  Durmishi  lidhur me rastin. Afati datë  13.07.2020  (Rregullorja  disiplinore neni  32 paragrafi 1).

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa  e ushtruar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 10.07.2020
Komisioni  disiplinor – shkalla e parë,
kryetari  Dukagjin  Zefi