ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë , në mbledhjen e mbajtur me datë 06.11.2015 ( ditë e premtë – ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 04-05.11.2015 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga këto takime , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
 
V E N D I M E
 
BAHRI KERA – lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me nuër të librezes sportive 0354 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq për sjellje josportive ( ofendime dhe fyerje drejtuar rifozerisë nikoqire – vendase ) në ndeshjen e javës së XIII-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LIRIA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtareve ) në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit të përjashtuar
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndes – gjegjësisht vendimin perfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Bahri Kera, afati datë 09.11.2015 (Rregullorja disiplinore neni 31 )
FARUK STATOVCI – ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive – largim nga pankina (sharje dhe fyerje ndër më të rëndat drejtuar zyrtarëve të ndeshjes – gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së – XIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : VUSHTRRIA – BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit “Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e përmendur ), në mungesë të deklaratës plotësuese të të përjashtuarit
PEZULLOHET
Pa të drejtë në krzerjen e detyrës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar Faruk Statovci, afati datë 09.11.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
RAMADAN BUNJAKU – zyrtar në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilani, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime dhe sharje drejtuar gjyqtarit të katërt pas përfundimit të pjesëlojës së pare ) në ndeshjen e javës së – XIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Drita – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të takimit) në mungesë të deklaratës vetanake :
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga Ramadan Bunjaku, afati datë 09.11.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
MIRSAD IDRIZI – lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 10722 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar gjzqtarit kryesor Besnik Batalli ) në ndeshjen e javës së – XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : Fushë Kosova – Ferizaj e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës vetanake
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Mirsad Idrizi, afati datë 09.11.2015 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
ARMEND KOLGECI – ndihmës trajner në klubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Theranda, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje, ofendime dhe sulm fizik në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë ) në ndeshjen e javës së – XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Ballkani – Flamurtari e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Therandë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës vetanake
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyres së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pëzulluari , afati datë 09.11.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
NASER SINANI – vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës , nga Lista e të deleguarëve për Ligën e pare, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për lashime në kryerjen e detyres ( fshehje e fakteve dhe të vertetave lidhur me ofendimet, sharjet dhe sulmimin fizik të ndihmëstrajnerit Armend Kolgeci në gjyqtarin kryesor të takimit pas përfundimit të pjesëlojës së pare ) në ndeshjen e javës së – XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e senirëve : Ballkani – Flamurtari e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Therandë ( raportet e zyrtarëve të takimit ), në mungesë të deklaratës :
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së vëzhguesit në të gjitha ndeshjet e radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e vëzhguesit të pezulluar Naser Sinani, afati datë 09.11.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
FLAKRON HASANI – lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( tentim sulmi në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së – X-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve : Prishtina – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
VULLNET ZHUSHI – lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1560/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave, ( tentim sulmi në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së – X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve : Prishtina – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar) , në mungesë të provave dhe fakteve evidente nga kkjo ndeshje
LIROHET
Nga procedura disiplinore dhe së i njejti gëzon të drejtën e aktivizimit për ekipin e tij për të gjitha ndeshjet e radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
 
FATJON ORUQI – lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 675/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, ( për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së – X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve : Prishtina – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
RINON SYLA – lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 2507 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për grushtim të gjyqtarit kryesor pas përfundimit të ndeshjës së javës së – X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve Prishtina – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për 3 ( tre ) muaj , për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
 
DONDRIT BEQIRI – lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1733 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të ndeshjës së javës së – X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve Prishtina – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
FLORIAN GAXHERRI – lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të librezës sportive 11545 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq (shkelje e paqellimët e lojtarit kunërshtar ) në ndeshjen e javës së – X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve : Vëllaznimi – Vushtrria e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( në mungesë të raporteve dhe deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar, afati datë 09.11.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
DIEDON AJVAZI – lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 7468 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( manifestim të sjelljeve josportive – pështyrje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – X-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve : Hajvalia – llapi e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të pëejashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 06.11.2015, rrepsktivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 06.11.2015
Kryetari : DUKAGJIN ZEFI d.v.