ffk-llogofinKomisioni disiplinor  i shkallës së parë në mbledhjen e vet të rregullt mbajtur me datë 22.04.2016 (ditë e premte, ora  14,00 ), shqyrtoi procedurat e hapura  nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese  nga të pa disiplinuarit, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli  këto;
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
ISMET  MUNISHI ;, kryetrajner  i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia, me numër të licences  151, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për shkelje të etikes  sportive ( deklarimet e pamatura, paushalle dhe të pa argumentuara  dhënë mediave të shkruara dhe elektronike) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Raiffeisensuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – HAJVALIA e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve, inqizimet televizive dhe shtypi ditor  )
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250  EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
KF “ RAHOVECI  “ nga Rahoveci, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes  (hudhje e gjasendeve në terren, fyerje dhe sharje drejtuar ekipit mysafir, treshes së gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes  )  ssë javës së XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – VELLAZNIMI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e përsonit për siguri nga ana e klubit të futbollit “ Rahoveci “ )
DENOHET
Me të holla në shumë prej 500  EURO ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë  nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafio 1 )
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë , në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij  vendimi  në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 22.04.2016, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, date 22.04.2016                                                           Kryetari; DUKAGJIN ZEFI   d.v.