ffk-llogofinKomisioni Disiplinor  i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 10.05.2016 , ditë e martë, në ora  14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisarit të garave , pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese sjelli këto;
 
 
V  E  N  D  I  M  E :
 
 
KF “ VËLLAZNIMI “ nga  Gjakova, në procedurë  të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar  e komisionit disiplinor për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – FLAMURTARI e zhvilluar në Gjakovë  (materiali shtesë nga takimi i zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 500 EURO (pesëqind euro) në bazë të rregullores disiplinore neni  49 paragrafi  1 pika 3 dhe neni  10 paragrafi 2 pika 2,.
 
 
ALBAN  DRAGUSHA ; lojtar i klubit  të futbollit “ HAJVALIA “  nga Hajvalia me numër të librezës sportive 5681  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së  XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – HAJVALIA e zhvilluar në  stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për  2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të nenit 38 paragrafi 3.
 
LIRIDON  LECI ; lojtar i klubit  të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive  3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të  Kosovës me numër 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, në bazë të raporteve të zyrtarëve për manifestim të sjelljeve josportive; rast recidiv  (fyerje, sharje dhe kercnime  ndaj gjyqtarit kryesor dhe asistentit të dytë) në ndeshjen e javës së  XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin “ Shaihin  Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit);
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
GEZIM  RUSI; lojtar i klubit  të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive  1243/11 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje dhe sharje gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së  XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: GJILANI – FERONIKELI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata  plotësuese e lojtarit  të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për  2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 38 paragrafi 3.
 
KF “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së  XXVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ  –  FUSHË KOSOVA, e paraparë  për t’u zhvilluar në Ferizaj; (defektet në automjet gjatë  udhëtimit, në pamundësi për ta evituar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore   VËREJTJE  E FUNDIT.
 
KF  “ VITIA“ nga Vitia  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave  për lëshime në organizimin e ndeshjes (sulm  fizik  dhe grushtime  në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë në zhveshtoret e e arbitrave) së javës së  XXVII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – VLLAZNIA ( ndeshje e ndërprerë ), raportet e zyrtarëve të ndeshjes, i
HAPET  PREOCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( grumbullimin e lëndës – provave ) Kërkohet deklarata plotësuese nga personi për siguri për atë ndeshje nga klubi  i futbollit  “ VITIA “ , afati datë  12.05.2016 (Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
KF “ VITIA “ nga Vitia në procedurë të inicuar   disiplinore nga ana e komesarit të garave, për mos kryerje të obligimeve  ndaj zyrtarëve të takimit për ndeshjen e javës së : XXVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – VLLAZNIA  i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në  kompletimin e provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vitia “ nga Vitia  lidhur me shpjegimin e rastit të apostrofuar, afati date 12.05.2016  ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për hudhje të  fishekzjarreve në fushë  ku pati ndërpreje të lojës, gjatë ndeshjes  së javës së  XXVII –të ( ndeshje e ndërprerë )  VITIA –  VLLAZNIA  e zhvilluar në   Viti ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – lendës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Vllaznia “ nga Pozharani lidhur me rastin. Afati date, 12.05.2016  ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkalles së dytë në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 10.05.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, date 10.05.2016                                                                     Kryetari;  DUKAGJIN  ZEFI