ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me date 17.05.2016 ditë e martë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit date 14-15.05.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
 
V E N D I M E :
 
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXXI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( sulmimi i lojtarëve mysafirë pas përfundimit të takimit, nga një grup i tifozerisë së klubit nikoqir ) , bazuar në raportet shtesë dhe deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej 800 EURO ( tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.)
 
HAXHI KURHASKU ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VELLAZNIMI “ nga Gjakova recidivist , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave ,largim nga pankina për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe reagime në vendimet e gjyqtarit ) gjatë ndeshjes së javës së XXIX-të të Ligës së pare rë Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – VELLAZNIMI “ e zhvilluar me date 15.05.2016 në Bernicë të Prishtinëe ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit të përjashtuar nga pankina );
DENOHET
Me të holla në shumnë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
 
FATJON ORUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 675/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XXV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FLAMURTARI – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës së lojtarit të përjashtuar ) :
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompoletimin e lendës – provave ) Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pëzulluar Fatjon Oruqi, afati date 19.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
GAZMEND AHMETI ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 1288/M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sulm në asistentin ) gjatë ndeshjes së javës së XXVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ) , në mungesë të deklaratës vetanake të lojtarit të përjashtuar;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( deri në kompletimin e provave – lendës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari pezulluar Gazmend Ahmeti, afati date 19.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
DRENIT KARALITI ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 11720 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numnër 8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) gjatë ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FERIZAJ – GJAKOVA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të takimit ), në mungesë të deklaratës së lojtarit të pezulluar ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimitar të komisionit disiplinor ( deri në kompletimin e provave – lendës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari pezulluar Drenit Karaliti, afati date 19.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 15.05.2017, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, date 17.05.2016
Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.