ffk-llogofinKomisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtarë, në mbledhjene e mbejtur me date 09.09.2016 ( ditë e premtë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesen e Klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të protokollit 28/2016 të dates 05.09.2016 në kundërshtim të vendimit të Komisionit të garave – shkallës së pare date 30.09.2016 në regjistrimin e ndeshjes së javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ISTOGU – VËLLAZNIMI . me rezultat zyrtar 3;0 në favor të Klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu ( ndeshje e cila në terrenin e lojes kishte përfunduar me rezultat të barabart 3;3 ), me motivacion së në përbërjen e parë të klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova për atë ndeshje nuk kishte lojtarë nën moshën 20 vjeqare ( ashtu siq kërkohet me Propozicionet e garave neni 22 paragrafi 3 dhe Rregulloren e Garave neni 49 paragrafi 3 ).
Komisioni për ankesa duke vendosur në ankesën e klubit të futbollit “ Vëllaznimi” nga Gjakova për rastin konkret për bazë pati faktet dhe provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe për të njëtën duke u bazuar në Dispozitat e akteve normative – Rregulloren disiplinore neni 110 paragrafi 1 pika c si dhe Propozicioneve të garave neni 22 paragrafi 3 dhe Rregullores së garave neni 49 paragrafi 3 sjelli këtë
V E N D I M
I. Ndryshon vendimin e Komisionit të shkallës së parë; Komisioni të garave të Vala-Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll të datës 30.08.2016 lidhur me regjistrimin e ndeshjes ISTOGU – VËLLAZNIMI 3;0 ( rezultat zyrtar në të mirë të klubit të futbollit “Istogu “ nga Istogu e zhvilluar me datë 27.08.2016 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog me datë 27.08.2016
II. Ndeshjen e Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të javës së parë; ISTOGU – VËLLAZNIMI e regjistron me rezultatin e arritur ne fushën e lojës 3;3
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë kishte ; provat e ofruara – faktike nga ana e palës së ankimuar si dëshmi që në përbërjen – formacionin e parë të klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova për atë ndeshje ishin të paraqitur 3 ( tre ) lojtarë nën moshën 20 vjeqare si ; Procesverbalin e ndeshjes , Librezat sportive dhe letërnjoftimet e lojtarëve nën moshën 20 vjeqare të cilët ishin : Ardit Vokshi me numër të librezës 469/GJHK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, i lindur me date 23.07.1996 ( në formacionin bazë ), Drilon Nuza me numër të librezës sportive 3307/GJK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20 ( i lindur me 03.09.1996 ) dhe lojtari Enis Lokaj me numër të librezës sportive 638/GJK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19 ( lindur me 27.11.1996 )
Duke iu referuar fakteve juridike , Komisioni për ankesa verteton së në rastin e ndryshimit të vendimit të shkallës së parë dhe regjistrimit të ndeshjes me rezultat të arritur në fushën e lojës është respektuar përpikërisht neni 22 i Propozicioneve të garave paragrafi 3 dhe nenin 49 paragrafi 3 të Rregullores së garave me çrast, ankesa e klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova vendoset pozitivisht dhe si e bazuar në aktet normative të Federatës së futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e paraparë kohor sipas akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, datë 09 Shtator 2016
Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.
 
Komisioni për ankesa në përbërje ; Afrim Prekazi- kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtarë në mbledhjen e vet të mbajtur me date 07.09.2016, shqyrtoi ankesen e Klubit të Futsallit “ FC PRISHTINA “ nga Pishtina në kundërshtim të vendimeve të Komisionit të Futsallit për dënimet e ;
a) Fatos Dili – zyrtar – zyrtartar i Klubit të Futsallit “ Prishtina “ nga Prishtina i dënuar me të holla në shumë prej 200 euro ( dyqind euro )
b) Huar Morina – trajner i Klubit të Futsallit “ Prishtina “ i dënuar me të holla në shumë prej 200 ( dyqind ) euro
c) Nuhi Krasniqi ; lojtar ( portier ) me numër të regjistrimit 1042 dhe numër të faneles 12 i dënuar me ndalesë loje në kohëzgjatje për 1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës ( komisioni i Futsallit ).
Duke e vendosur ankesën e ushtruar, organi disiplinor – komisioni për ankesa i shkallës së dytë në mbeshtetje të provave të ofruara nga ana e pales së ankimuar , konform nenit 110 paragrafi 2 i Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E ;
a) Ndryshon vendimin e shkalles së pare – Komisionit të Futsallit dhe FATOS DILI – zyrtar i Klubit të Futsallit “ Prishtina “ nga Prishtina LIROHET nga dënimi i shqiptuar me të holla (Rregullorja disiplinore neni 101 pragrafi 7)
b) Ndryshon vendimin e shkallës së pare – Komisionit të Futsallit dhe HUAR MORINA – trajner i Klubit të futsallit “ Prishtina “ nga Prishtina i shqiptohet dënimi i masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT ( Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1)
c) Ndryshon vendimin e komisionit të shkallës së parë – Komisionit të Futsallit dhe Lojtarit (portierit ) të Klubit të Futsallit “ Prishtina “ nga Prishtina ; NUHI KRASNIQI me numër të regjistrit 1042 i zbritet dënimi nga 1 ( një ) vit ) në 4 ( katër ) muaj mos aktivizim në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ( neni 39 paragrafi 1 pika 4 )
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e sjelljes së vendimeve të lartëshenuara pë bazë pati provat shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar nga të cilat konstatoi së organi I shkallës së pare (Komisioni i Futsallit ) ka bërë vlerësime (kualifikime ) të gabuara juridike të vepres së kundërvajtjes, për shkak të llojit dhe lartësisë së dënimit dhe me kët vertetohet së vepra e të pandehurëve nuk I ka veçoritë e kundërvajtjeve të rënda disiplinore për këtë arsye omisioni për ankesa ka bërë ndryshimin e vendimit të shkallës së pare duke aplikuar nenin 110 paragrafi 2.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në kët vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e përcaktuar kohor në bazë të akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, datë 07.09. 2016
Kryetari AFRIM PREKAZI d.v.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS