ffk-llogofinKomisioni i Garave i Kupës së Kosovës në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjën e mbajtur më datën 28.10.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të rrethit të dytë për edicionin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e rrethit të 2-të të Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme te Buletinit)
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 2-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga Komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime të inicioi procedurë tek Komisioni Disiplinor,
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së  si dhe mjeteve të informacionit) tek Komisioni Disiplinor ka gjetur prova për:
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj klubit të KF “Bashkimi (K) (motivi- organizimi shumë i dobët i ndeshjes sidomos në fazën e tretë ku pas përfundimit nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për pengimin e incidenteve ku kemi shkelje të dispozitave të Propozicioneve të Garave, neni 18, konkretisht paragrafi 1 pika 17 dhe neni 40 të Rregullores së Garave, paragrafi 2 pika 5 ,dhe si rezultat i mosndërmarrjes së masave dhe veprimeve të duhura pas përfundimit të ndeshjes, ku janë shkaktuar trazira dhe incidente serioze – të rënda ku ka pasur sulme në disa lojtarë të ekipit mysafirë dhe pastaj vjen deri të një rrahje ku ka pasur edhe disa lëndime fizike sipas nenit 50 të Rregullores Disiplinore, paragrafi 1  pika 4 dhe 5, në ndeshjen KF Bashkimi (K) – KF Kika, e zhvilluar në Koretin më datë 26.10.2016) sipas raporteve dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6, portaleve dhe incizimeve TV.
 
2.Ndaj klubit të KF “Kika” Hogosht (motivi – bashkëpjesëmarrës dhe kontribues në organizimin e dobët të ndeshjes të cilët hodhën në fushë flakadanë dhe fishekzjarre dhe të njëjtit pas përfundimit të ndeshjes kanë marrë pjesë në incident ku ka pas konfrontime dhe rrahje ndërmjet shikuesve, kurse nga mllefosja disa lojtarë të KF Kika demuluan edhe disa pjesë të zhveshtoreve) sipas raporteve portaleve dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 dhe në bazë të incizimeve TV.
 
3.Ndaj lojtarit të  KF “Bashkimi- Koretin ” Bekim  Skoverqani me nr lic 15 dhe nr lib 1565-12 Karton i Kuq (motivi-shqelmim të lojtarit kundërshtar pa top në ndeshjen KF Bashkimi (K) – Kika, e zhvilluar në Koretin, më datë 26.10.2016, Kupa e Kosovës) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 

KËSHILLË JURIDIKË:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.10  dt. 28.10.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti