Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 12.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M 

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 3-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj portierit të KF “Drenica”, Flamur Neziri me nr id001235m87 karton i kuq (motivi – luajtje me dorë jashtë zonës së rrezikimit  në ndeshjen KF Trepça ‘89 – KF Drenica, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 10.09.2017) sipas raportit të personave zyrtarë dhe incizimeve televizive.
 
2.Ndaj zyrtarit të KF “Llapi”, Muhamet Rexhepi (motivi – pas përfundimit të ndeshjes KF Llapi – KF Gjilani shkon në drejtim të referit kryesor, Besfort Kosumi, ku ofendoi dhe vjen deri te fyerjet dhe ofendimet) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj KF “Prishtina” (motivi – fyerje dhe sharje në kor e shikuesve drejtuar referit kryesor G. Nuza, në ndeshjen KF Prishtina – KF Liria, e zhvilluar në Drenas) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  03 dt 12.09.2018.
 
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  12.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 3-të të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
 

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 3-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2017/2018, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 3-të  të  Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE

 
1.Ndaj KF “Kika” (motivi – fyerje dhe sharje në grup drejtuar referit kryesor si dhe hedhje të shisheve pvc në fushë)
 
2.Ndaj KF “Bashkimi (K) (motivi – fyerje dhe sharje në grup drejtuar referit kryesor në min 48,49 po ashtu edhe hedhje të shisheve pvc në fushë).
 
3.Ndaj Isa Hoda drejtor i KF Bashkimi (K) (motivi – pas përfundimit të pjesës së parë ka fyer dhe ofenduar referin kryesor.
 
4.Ndaj lojtarit të KF ‘Bashkimi’, Dionis Canaj me nr 17 (motivi – shkelmim i asistentit H. Llalo si dhe ofendim ndaj delegatit të ndeshjes pas përfundimit të saj).
 
5.Ndaj KF ‘Kika’ (motivi – për shkak të zhvillimit të lojës pa kryetrajner në ndeshje)
 
6.Ndaj KF Ferizaj (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes, pas përfundimit të pjesës së parë në fushë kanë hyrë 3 shikues për të sulmuar portierin mysafir në ndeshjen Ferizaj – Vushtrria)
 
7.Ndaj lojtarit të KF ‘2 Korriku’, Abit Salihu me fanellën nr 5 dhe nr id 002186m99 (motivi – ndëshkim me karton të kuq pas ndërhyrjes së palejuar në ndeshjen KF Dukagjini – KF 2 Korriku)
 
8.Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Hajvalia’ Agim Maliqi (motivi – largim nga bankina dhe fyerje dhe reagime josportive ndaj referit të ndeshjes Hajvalia – KEK-u)
 
9.Ndaj lojtarit të Kosova (P), Gent Hyseni me nr lic 14 dhe nr id 003883m93 (motivi – sjellje jo sportive dhe shkelje e lojtarit kundërshtar në ndeshjen Kosova Fushë Kosova.
 
10.Ndaj lojtarit të KF “Fushë Kosova”, Gezim Syla me nr lic 19 dhe nr id1171471270 (motivi – fyerje e rëndë ndaj referit në ndeshjen KF Kosova (P) – Fushë Kosova)
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.02 dt. 12.09.2017